19. Nëntor 2021.
Orë përkujtimore kushtuar Dritan Alaj
Orë përkujtimore kushtuar Dritan Alaj

Me datë 19.11.2021 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës u mbaj seancë përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së këshilltarit tashmë të ndjerë Dritan Alaj i cili vitin e kaluar e humbi betejën me Covid 19.

Përveç këshilltarëve, të pranishëm ishin familjarët dhe miqtë e Dritanit. Dritani u përkujtua ashtu siç e meritonte, në mesin e miqve dhe të afërmve.

Për cilësitë e tij si njeri, por edhe mungesën e madhe që ka lënë ikja e tij , folën kryetari i Kuvendit z.Haxhi Sulejmani, Kryetari i UDSH z. Mehmet Zenka kolegët Halil Truma dhe Agron Mehmedi.

Në emër të familjes, të pranishëmve iu drejtua babai i Dritanit z. Myzafer Alaj i cili i falenderoi folësit për fjalët e mira dhe konsideratën e madhe për birin e tyre.

Dritan Alaj u nda nga jeta me 15 nëntor të vitit të kaluar, në moshën vetëm 38 vjeçare, duke lënë pas në dhimbje të thellë, babanë, gruan, dy fëmijët, dhe mbarë shoqërinë që e donte dhe respektonte.

Kujtimi i tij do të mbesë në zemrën e të gjithëve që e kanë njohur.