07. Qershor 2022.
Gjeka uron Kryetarin Bajraktari për pozitën e re

GJeka uron Kryetarin Bajraktari për pozitën e re 

Kryetari I Komunes Omer Bajraktari  priti  në takim  Ministrin për të drejtat  e njeriut dhe pakicave Fatmir Gjeka. AI uroi Kryetarin Bajraktari për pozitën e re duke I dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në punët dhe detyrat që e presin në këtë post.Më pas në takim u prekën një sërë temash që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit, me theks të vecantë në përgatitjen sa më cilësore te sezonit turistik.Kryetarit të Ulqinit Omer Bajraktari I kanë mbërritur urime  nga personalitete dhe institucione te ndryshme.