17. Qershor 2022.
Të vendosur për të penguar dukurinë e lëmoshës!

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari u takua me Nikolla Terziq, përfaqësues i Ministrisë së brendshme dhe Alen Dervisheviq komandat i policisë së komunikacionit të qytetit tonë e ku u fol për çështjen mjaft brengosëse  të lypsave që është bërë një dukuri e përhershme në Ulqin dhe pasqyrë e shëmtuar, veçmas gjatë sezonit turistik.Bajraktari tha se Komuna e Ulqinit është e vendosur dhe në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe rrepublikane do të ndërmarë aksione të herëpashershme që kanë për qëllim parandalimin e  dukurisë së kërkimit të lëmoshës.Të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një dukuri e cila paraqitet prej vitesh ,llogarisim që me angazhimin e të gjithë institucionet dhe sektorin joqeveritar të punojmë në pengimin e kësaj dukurie.Në ditët në vijim janë paralajmeruar takime të tjera dhe akcione në teren.