04. Gusht 2022.
KOMUNA E ULQINIT NËNSHKROI MEMORANDUMIN PËR BASHKËPUNIM ME AEROPORTET E MALIT TË ZI

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroporteve të Malit të Zi Eldin Dobarxhiq ,nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit .Memorandumi parashikon bashkëpunim për krijimin e parakushteve për realizimin e investimeve infrastrukturore dhe valorizimin e potencialit turistik, me qëllim që të mundësohet qarkullim më i madh i njerëzve, mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe teknologjisë si dhe prosperiteti ekonomik i Ulqinit dhe shtetit të Malit të Zi.

Memorandumi përcakton disa fusha në të cilat planifikohen realizime të aktiviteteve të përbashkëta:

- Fillimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e turizmit dhe trafikut ajror, si dhe në fusha të tjera që janë segmente vendimtare për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Ulqinit dhe Shtetit të Malit të Zi;

- Përgatitja, prezantimi dhe zbatimi i projekteve me interes të ndërsjellëte të cilat zhvillohen në kuadrin e organizatave dhe nismave ekzistuese, si dhe prezantime të përbashkëta ndaj palëve të treta të interesuara për realizimin e investimeve në infrastrukturë;

- Avansimi dhe përmirësimi i kapaciteteve në nivel lokal dhe shtetëror në fushën e turizmit dhe trafikut ajror, si dhe promovimi i ofertës turistike të Ulqinit dhe Shtetit të Malit të Zi.

Kryetari Bajraktari tha se është i kënaqur me nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim sepse është vendosur bashkëpunim që në mënyrë serioze dhe institucionale do të shikohen mundësitë e valorizimit të potencialit turistik të komunës së Ulqinit dhe shtetit të Malit të Zi, në veçanti. në fushën e trafikut ajror. Ndërtimi i aeroportit në komunën e Ulqinit është i një rëndësie të madhe, veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljen e mysafirëve nga Evropa Perëndimore dhe destinacionet e tjera ajrore të tregjeve kryesore . Zhvillimi i Plazhit të madh dhe resortet e planifikuara janë të paimagjinueshëm pa një aeroport të përshtatshëm - theksoi Bajraktari.

Aeroportet e Malit të Zi janë të gatshëm t'i ofrojnë Komunës së Ulqinit të gjithë asistencën dhe ekspertizën e nevojshme teknike në mënyrë që bashkërisht të arrihen projekte sa më cilësore në fushën e turizmit dhe trafikut ajror.