02. Nëntor 2022.
Servantesi në fokus të takimit me u.d. të ambasadorit të Spanjës z. Manuel Duran

Libri i gazetares së njohur nga Spanja Angella Rodicio “Dulcinium. El amor perdido de Cervantes”(Ulqini. dashuria e humbur e Servantesit) nxiti interesim për bashkëpunim më të ngushtë mes Ulqinit dhe Spanjës. Shumē ide u diskutuan gjatē takimit me u.d. të ambasadorit të Spanjës në Mal të Zi z. Manuel Duran si organizimi i promovimit të librit në Ulqin, vizita të ndërsjellta dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetin e lindjes së Servantesit Alcala de Henares në Spanjë…

Servantesi është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së pasur jomateriale kulturore të Ulqinit. Faleminderit z. Bernard Çobaj për inicimin e takimit i cili do të hap rrugë realizimit të projekteve të shumtë me figurën dhe verprimtarinë e Servantesit në fokus.

Në takim ishin të pranishëm dhe drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq dhe Kryearkitekti i Komunës së Ulqinit Muho Uruçi