09. Nëntor 2022.

Kuvendi i Komunës së Ulqinit me rastin e 20 Nëntorit - Ditës së miratimit të Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijës, më 16.11.2022 (e mërkurë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim nga ora 11:00, organizon Parlamentin e Fëmijëve.

Në mbledhje do të shqyrtohen detyrimet e shoqërisë ndaj fëmijëve dhe të rinjve, si dhe problemet aktuale me të cilat përballen ata në bazë të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe të gjitha pyetjet e tjera që do të shtrojnë përfaqësuesit, përkatësisht nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Ulqini.

Në mbledhje, përveç këshilltarëve, do të marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe krerët pushtetit ekzekutiv, përfaqësuesit e shkollave, mediave, sektorit civil dhe institucioneve kompetente.

Gjatë mbledhjes në pyetjet e nxënësve të shkollave fillore dhe asaj të mesme nga Ulqini, do të përgjigjen: Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës, këshilltarët, sekretarët, instituconet kompetente publike dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal. 

 

KRYETARI

Ardijan Mavriq, d.v.