19. Janar 2023.
Vazhdojnë donacionet e vlefshme të organizatës "Trojet Tona" dhe familjes Kurmemaj nga SHBA
Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajrakatri morri pjesë në ceremoninë e dorëzimit të donacionit të vlefshëm të pajisjeve medicinale për Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit nga organizata “Trojet Tona” dhe familja e njohur bamirëse Kurmemaj nga SHBA-ja.
 
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i shëndetësisë i Malit të Zi Dragoslav Shqekiq, kryetari i Komunës së Tivarit Dushan Raiçeviq, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Tivar dr. Igor Karishik dhe koordinatorja e organizatës “Trojet Tona” për Mal të Zi Vjollca Lika Çobaj.
 
Kryetari Bajraktari tha se gëzon fakti që në nga komuniteti tonë në SHBA kemi dikë si Ahmetin dhe Dinën Kurmemaj të cilët në kontinuitet ndihmojnë me donacione të vlefshme qytetarët e Malit të Zi. Pas donacionit për diabetët nga fundi i vitit të kaluar, ky është donacioni i dytë shumë i mirëpritur dhe i nevojshëm për Spitalin e Tivarit të cilin e përdorin edhe qytetarët e Komunës së Ulqinit.
 
Kryetari Bajraktari shtoi se është i sigurtë që donacionet nga familja Kurmemaj do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se Komunën e Ulqinit do ta kenë përherë partner besnik në misionin e tyre humanitar.