08. Shkurt 2023.
Vjosa Osmani në vizitë punë në Komunën e Ulqinit

Kënaqësi e veçantë që Ulqini ishte sot nikoqir i vizitës së Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe stafit e saj.

Së bashku me Presidenten Osmani vendosëm kurorë lulesh në pllakën përkujtimore e të përndjekurve nga Kosova gjatë lutës së fundit. Me këtë shënjë mirënjohjeje qytetarëve të Ulqinit për përkujdesjen e të përdjekurve nga Kosova, znj. Osmani filloi vizitën e saj zyrtare në Komunën e Ulqinit. 

Në takim morën pjesë edhe Kryetari i Kuvedit Komunal Ardijan Mavriq dhe nënkryetarët e Komunës Sabri Salaj dhe Beqir Sella.

Në një atmosferë tejet miqësore kemi biseduar për një sërë çeshtjësh me rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e dy vendeve, ku Komuna e Ulqinit mund të luajë një rol kyç në këtë drejtim. Presidenten Osmani e informova për situatën ekonomike në komunën e Ulqinit dhe projektet që priten të realizohen në fushën e infrastrukturës, turizmit dhe kulturës. 

Marrëdhëniet dhe raportet e mira ndërfqinjësore mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës janë shembull në rajon. Duhemi të gjithë së bashku të angazhohemi dhe të punojmë me përkushtim që ato të jenë edhe më të mira!