17. Shkurt 2023.
Urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj 15 - vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
 
Kjo është një ditë e veçantë kur festoni pavarësinë dhe kujtoni sakrificat e shumta që janë bërë për të arritur këtë moment historik.
 
Sot jemi së bashku për të ndarë këtë moment të madh dhe për vlerësuar rëndësinë e pavarësisë së Kosovës në historinë dhe bashkëjetesën e rajonit. Në këtë ditë, dëshiroj t’ju inkurajoj të vazhdoni të punoni së bashku për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe të përkushtuar ndaj vlerave të demokracisë si pjesë e familjes së madhe evropiane.
 
Urime 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe shumë sukses në të gjitha sfidat e ardhshme që ju presin.
 
KRYETARI I KOMUNËS
Omer Bajraktari