08. Mars 2023.
Urimi për 8 mars
Urime 8 Marsi!
 
Kryetari i Komunes së Ulqinit Omer Bajraktari ka uruar të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat me rastin e festës së tyre.
 
Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet: “Nderim pa fund për Ju, që me shpirtin, dashurinë dhe përkushtimin e juaj lartësoni vlerat e shoqërisë dhe familjes. Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë. Çdo herë do të keni përkrahjen tonë në kapërcimin e sfidave me të cilat përballeni për të zënë vendin meritor në shoqëri.”
 
Gëzuar!