15. Mars 2023.

Drejtoria për Sigurinë Ushqimore, Veterinarinë dhe Çështje Fitosanitare dhe Komuna e Ulqinit organizojnë punëtori me temë “Morri flutur - aleurocanthus spiniferus”, kërcënim për plantacionet e prodhimit të agrumeve.

Morri flutur - aleurocanthus spiniferus është dëmtues polifag invaziv që shkakton humbje të mëdha ekonomike në shumë lloje bimore të kultivuara, veçanërisht në agrumet në gjithë bregdetin e Malit të Zi. Prania e tij është regjistruar në hardhi, shegë, trëndafila, dredhkë, dafina dhe pirakantë, por prania e morrave flutur në plantacionet e agrumeve është veçanërisht problematike nga apekti ekonomik.

Punëtoria do të mbahet më 22 mars 2023 (e mërkurë), në Sallën e Madhe të Kuvendit Komunal të Ulqinit, me fillim në ora 11:00. Ftojmë të gjithë prodhuesit e agrumeve nga territori i komunës së Ulqinit, personat përgjegjës në farmacit bujqësore,  importuesit dhe distribuesit e bimëve të marrin pjesë në këtë punëtori. Më shumë informacion mund të merrni në e-mailin agroul@ul-gov.me ose në numrin e telefonit +38269324339