Ulqini dhe Tetova thellojnë fushat e bashkëpunimit
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu u takua me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami. Në këtë takim dy kryetarët folën për mundësinë e bashkëpunimit të dy komunave në sfera të ndryshme siç është arsimi, kultura, sporti, mjedisi, turizmi, trashëgimia, etj, por dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
 
Gjatë muajit  shtator u ra dakort që qyteti ynë  të jetë nikoqir  i Turneut gjithëkombëtar në futboll për grupmoshat e reja, ku do  të merrnin pjesë ekipet vendase ata, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina  e Preshevës etj. Ndërsa në muajin tetor, ekspertë të fushës së turizmit nga të dy qytetet të mblidhen në një Konferencë të përbashkët në Tetovë, ku do të shkëmbenin mendime dhe përvojat e tyre në turizëm.
 
Të dy kryetarët u pajtuan  se Ulqini dhe Tetova si pjesë e Unionit të Bashkive dhe Komunave  Shqiptare duhet të krijojnë   mundësi të reja  që i shërbejnë zbatimit  të projekteve  ambicioze në të gjitha sektorët, në interes të ndërsjelltë.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë