Kryetari Nimanbegu: Ulqini duhet të bëhet qendër e kulturës shqiptare

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu  pati një takim  me pjesëmarrësit e Kalimerës Poetike ,,Basri Çapriqi 2024" , Akademik Ali Aliu, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja,  poetin Sadik Bejko, botuesin  Bujar Hurdhi, etj.  Fillimisht ai  përshëndeti mysafirët dhe i përgëzoi  për mbrëmjet  e bukura artistike  që  u realizuan e që  dëshmuan edhe njëherë  rëndësinë që i kushton  Art Clubi përmbajtjeve të këtij lloji.

Kryetari Genci Nimanbegu  insistoi që Ulqini, veçmas gjatë stinës së verës të shëndrrohet në qendër  të kulturës së shqiptarëve në Malin e Zi e ku vlerat tona kulturore  do ti  prezantoheshin  opinionit të gjërë. Këtë  e kemi obligim dhe detyrë ndaj bashkëvendasve tanë kudo jetojnë në Mal të Zi, theksoi kryetari Nimanbegu.
Ai i njoftoi mysafirët me investimet që  do të realizohen  në qytetin tonë, me sfidat  në fushën e zhvillimit por dhe me situatën politike  në Mal të Zi.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që komunikimi duhet të jetë i vazhdueshëm me Tiranën dhe  Prishtinën zyrtare , ndërkohë që Akademia e Shkencave dhe institucionet e kulturës duhet ti japin ndihmesë dhe përkrahje të vazhdueshme Ulqinit dhe trevave të tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

NoImage

Njoftim për vazhdimin e mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Të nderuar, Ju njoftojmë se vazhdimi i mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të mbahet më datë 07.11.2025 ( e premte ) me fillim në ora 09.00.   Me ...

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Dje, në Tivar, në Shtëpinë e Ullirit, u mbajt një ceremoni në të cilën familja Kurmemaj dhuroi një kontribut të vlefshëm për personat me diabet nga disa qytete të Malit të Zi, ndër të cilët ishte edhe Ulqini ...

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

Sot në hapësirat e Komunës së Ulqinit u mbajt një takim me përfaqësuesin e Këshillit Rom, Mensur Shaljaj, dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Këshillit Rom, Enes Ukoviq. Ata u pritën nga nënkryetarët e komunës, Beqir Sellaj dhe ...

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Në këtë takim u diskutua rreth projektit që po zbatohet aktualisht në komunën tonë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit gjuhësor te fëmijët e moshës parashkollore. Projekti synon të identifikojë në ...

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Hulumtimet, të cilat kanë filluar, po realizohen në anën perëndimore të gadishullit “Suka”, në anën lindore të Plazhit të Vogël në Ulqin. Këto hulumtime, që po realizohen me nismën e Komunës së ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë