27. Janar 2025.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu u takua me Ambasadorin e Rumanisë në Podgoricë Z. Matei-Vioel Ardeleanou.
 
Kryetari Nimanbegu duke i uruar mirëseardhje, prezantoi te gjitha potencialet ekonomike të Ulqinit e veçmas në fushën e turizmit bujqësisë dhe ullishtarisë. Në takim u bisedua për modelitetet e vënijes së urave të bashkëpunimit. Po ashtu u hodh ideja që qyteti i Ulqinit të binjakëzohet me ndonjë qytet të Rumanisë. Ambasadori theksoi se qëllimi i misionit të shtetit të tij është që të ndihmohet Mali i Zi, në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu u fol dhe për mundësitë e tjera të vendosjes së urave të bashkëpunimit të administratës lokale dhe shërbimeve të ndryshme me partnerë homolog nga Rumania, në çgjë Ambasadori dhe Komuna e Ulqinit aktivisht do të angazhohen.