29. Janar 2025.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu së bashku me sekretarin e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore Leart Taipi, sekretarin e Sekretariatit për mbikqyrje komunale dhe punë inspektuese Amir Mehmeti si dhe ndihmës sekretarin e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore Lavdim Kroma, ka nisur takime pune në ndërmarrjet, themelues I të cilave është Komuna.
 
Vizitat kanë filluar nga SHPK Parking Servisi ku u pritën nga drejtori i kësaj ndërmarrje Arsim Cuca, anëtarët e bordit dhe udhëheqësit e tjerë nga kjo ndërmarrje. Drejtori detajisht e informoi për mënyrën e funksionimit të kësaj ndërmarrje dhe hapat që po ndërmarrin për realizimin e projekteve që do të përmirësojnë edhe mëtutje gjëndjen në fushën e parkimit.
 
Kryetari Nimanbegu shprehu gatishmëri për realizimin e planeve të ndërmarra dhe kërkoj që kjo ndërmarrje në bashkëpunim me sekretariatet përkatëse të bashkëpunojnë ngusht, në mënyrë që të respektohet rendi komunal si dhe elaborati i ri për parking në teritorin e Komunës së Ulqinit.