31. Janar 2025.
Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij vizituan SHPK ,,Veprimtaritë Komunale” ku u pritën nga Drejtori Senad Kollari dhe udhëheqës të tjerë të këtij kolektivi. Gjëndja aktuale në kolektiv, masat që po ndërmirren, përgatitjet për sezoni turistik etj ishin disa nga temat që u prekën.
 
Drejtori Senad Kollari ngriti si shqetësim të ndërmarrjes , parkun e vjetëruar të automjeteve, borxhet e bartuara ndër vite nga borxhlinjtë dhe çështje të tjera, por tha se edhe përkundrejtë këtyre ne jemi të angazhuar në mirëmirëvatjen e nivelit të pastërtisë, hapsirave të gjelbërta, ndriçimit publik dhe në përmbushjen e kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve.
 
Kryetari Nimanbegu tha se kjo ndërmarrje është e një rëndësie të veçantë andaj, kërkoi punë më intensive në terren duke insistuar në rritjen e nivelit të pastërtisë, ndrrimin e poçave elektrik, mbylljen e gropave në rrugët e qytetit etj.
 
Ai llogarit që sezoni turistik duhet të na gjejë sa më të përgatitur. Ai edhe me këtë rast përsëriti që ndërmarrja do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Komunës dhe se me një bashkëpunim të ndërsjelltë do të mund të tejkalojmë problemet dhe të kemi rezultate të dëshiruara.