Në qytetin tonë u bë promovimi i Programit - “Garancia për të rinjtë” që tuboi një numër të madh të të rinjve, punëdhënësve, institucioneve të shkollave, përfaqëues të sektorit civil etj. U tha se Programi është ndër iniciativat më të rëndësishme evropiane dedikuar të rinjve nga mosha 16-29 vjeç. Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu theksoi se ky pilot Program që do të zbatohet në tri komuna në Bjello Pole, Nikshiq dhe Ulqin ka për qëllim të ofrojë mbështetje për të rinjtë dhe është një hap ambicioz  drejtë integrimit më të mirë të tyre në tregun e punës dhe uljen e shkallës së papunësisë.

 

 Komuna e Ulqinit ndihet e vlerësuar që është e përfshirë në këtë Program, sepse i kushton vëmëndje të veçantë kategorisë së personave të papunë dhe se ky Program është një shancë që atyre tu lehtësojë qasjen në punë përmes transparencës dhe thjeshtësimit të procedurave. Më pas folI përfaqësuesI i Entit Republikan për punësim David Perçobiq dhe Koordinatorja Nacionale e Programit Dragana Vojvodiq. Të pranishmit patën pyetje konkrete rreth Programit i cili pritet të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhëshëm. Por, siç u dëgjua gjërat do të jenë më të qarta në ditët në vijim pasi janë parashikuar takime dhe tryeza me punëdhenës dhe palët e tjera të interesuara.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë