Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe SHPK Marecon prezantuan studimin e fizibilitetit për Portin në Lima, në prani të një numri të madh qytetarësh nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Kryetari Nimanbegu e cilësoi këtë si një ngjarje historike për Ulqinin, pasi ky është dokumenti i parë zyrtar i përgatitur nga Komuna e Ulqinit, duke hapur rrugën për hartimin e projektit kryesor për Portin në Lima.

Përfaqësuesi i SHPK Marecon, Ivan Zigo, tha se Porti në Lima është konceptuar për të pasur mbi 400 lidhje, si dhe një sërë objektesh përcjellëse, duke përmbushur të gjitha kërkesat e turizmit nautik.

Duke pasur parasysh historinë tonë të lavdishme detare dhe potencialet natyrore të qytetit tonë, Komuna e Ulqinit ka zhvilluar një sërë takimesh me Bankën Botërore dhe është drejt finalizimit të marrëveshjes për fillimin e ndërtimit të Portit të Gjeranave. Gjithashtu, është nënshkruar vendimi për zgjerimin dhe modernizimin e Mendreqit në Plazhin e Vogël, si dhe është përfunduar studimi i fizibilitetit për Portin në Lima.

Nenshkrimi i protokollit për kthimin  e sheshit në Kalanë e qytetit, themelimi i Muzeut të Detarisë dhe hapja e Shkollës së Detarisë do të plotësojnë mozaikun tonë të detarisë dhe qytetarisë, të trashëguar me shekuj.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

NoImage

Njoftim për vazhdimin e mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Të nderuar, Ju njoftojmë se vazhdimi i mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të mbahet më datë 07.11.2025 ( e premte ) me fillim në ora 09.00.   Me ...

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Dje, në Tivar, në Shtëpinë e Ullirit, u mbajt një ceremoni në të cilën familja Kurmemaj dhuroi një kontribut të vlefshëm për personat me diabet nga disa qytete të Malit të Zi, ndër të cilët ishte edhe Ulqini ...

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

Sot në hapësirat e Komunës së Ulqinit u mbajt një takim me përfaqësuesin e Këshillit Rom, Mensur Shaljaj, dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Këshillit Rom, Enes Ukoviq. Ata u pritën nga nënkryetarët e komunës, Beqir Sellaj dhe ...

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Në këtë takim u diskutua rreth projektit që po zbatohet aktualisht në komunën tonë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit gjuhësor te fëmijët e moshës parashkollore. Projekti synon të identifikojë në ...

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Hulumtimet, të cilat kanë filluar, po realizohen në anën perëndimore të gadishullit “Suka”, në anën lindore të Plazhit të Vogël në Ulqin. Këto hulumtime, që po realizohen me nismën e Komunës së ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë