Besart Resulani

Besart Resulani

Sekretar: Besart Resulani Dipl.jur
Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax:  +382 30 412 456
E-mail:   parlament@ul-gov.me 

Kompetencat e Sekretarit të Kuvendit

  • drejton Shërbimin e Kuvendit;
  • ndihmon kryetarin e Kuvendit në përgatitjen dhe udhëheqjen e seancave;
  • përkujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore, Statutit të komunës, Rregullores së punës së Kuvendit dhe akteve të tjera me të cilat rregullohet mënyra e punës së Kuvendit dhe trupave punues të tij;
  • përkujdeset që vendimet dhe aktet e tjera që shqyrton Kuvendi të jenë të përgatitura në pajtueshmëri me Programin e punës së Kuvendit;
  • përcjellë realizimin e vendimeve dhe akteve të tjera të Kuvendit;
  • përkujdeset dhe është përgjegjës për hartimin e procesverbalit dhe stenogramit nga seancat e Kuvendit; 
  • është përgjegjës për publikimin e vendimeve dhe akteve të tjera të Kuvendit dhe shpërndarjen e tyre; 
  • përgatit kërkesën për planifikimin e mjeteve në Buxhet të komunës për nevojat e punës së Kuvendit dhe trupave punues të tij, klubeve të këshilltarëve dhe Shërbimit të Kuvendit; 
  • miraton pagesën e shpenzimeve në bazë të punës së Kuvendit, trupave punues, këshilltarëve dhe Shërbimit të kuvendit;
  • parashtron raport kryetarit të Kuvendit dhe këshillit kompetent mbi shfrytëzimin e mjeteve 
  • kryen dhe punë të tjera në pajtueshmëri me Ligj, Statut, Rregullore dhe akte të Kuvendit.