Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore
Sekretar: Pranvera Sulić jur.dipl.
Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 650
E-mail:   pranvera.sulić@ul-gov.me
 

Sekretariati për administratë, dispozita, kuadro dhe veprimtari shoqërore kryen punë që kanë të bëjnë me:

-  përcjelljen dhe avancimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, dhe në kuadër të kësaj,të formave të drejtpërdrejta të vetëqeverisjes lokale; punimin e dispozitave që kanë të bëjnë me sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe organizimin e organeve të administrates dhe bashkësive lokale; dhënien e mendimit në procesin e përgatitjes së dispozitave që nxjerr Kuvendi dhe akteve që nxjerr Kryetari që kanë të bëjnë me harmonizimin e dispozitave të Komunës me ligjet dhe akete nënligjore,

-  punët lidhur me themelimin dhe organizimin e bashkësive lokale dhe harmonizimin dhe orientimin e punës së bashkësive lokale në kryerjen e punëve me interes të drejtpërdrejtë dhe të përbashkët për qytetarët; udhëheqjen e regjistrit të bashkësive lokale dhe qendrave lokale koordinuese; kryerjen e punëve profesionale dhe administrative teknike për bashkësitë lokale,

-  punët që kanë të bëjnë me administrimin e kuadrove që realizohen përmes:zbatimit të ligjit dhe dispozitave të tjera mbi nëpunësit shtetëror, si dhe dispozitave të veçanta nga fusha e punës: udhëheqja e evidencave të caktuara nga fusha e punës; realizimi i konkurseve dhe shpalljeve për organe dhe shërbime; përgatitja e propozim programeve për përsosjen profesionale të kuadrit të nëpunësve dhe praktikantëve; shikon dhe analizon nevojat e organeve për përsosjen dhe trajnimin e kuadrove dhe ofron ndihmë për realizimin e trajnimit dhe përsosjes së kuadrit; koordinon aktivitetet rreth trajnimit të të punësuarëve; bashkëpunon me organet republikane për udhëheqje me kuadro në realizimin e kompetencave të caktuara nga kjo fushë,

-         punët nga administrate e përgjithshme: udhëheqja e librave të amzës dhe libri i

 shtetasve, lëshimi i certifikatave dhe vërtetimeve nga ato, kurorëzimeve dhe punë të tjera të gjendjes civile, punët e vertetimit të kopjeve, nënshkrimeve dhe dorëshkrimeve, udhëheqja dhe rregullimi i listave të zgjedhësve dhe punë administrative - teknike lidhur me realizimin e zgjedhjeve, ligjet e caktuara; punë profesionale dhe administrative lidhur me punimin dhe përdorimin e vulave të Komunës dhe organeve të saj dhe përdorimin e simboleve, lëshimin e librezave të punës dhe regjistrimin e të dhënave dhe udhëheqjen e regjistrit të librezave të punës të lëshuara,

-  ofrimin e ndihmës juridike qytetarëve në realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre para organeve kompetente,

-  bashkëpunimin me organizatat joqeveritare të cilat përcjellin zhvillimin e vetëqeverisjes lokale me qëllim të përmirësimit të komunikimit në mes komunës dhe qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë lokale dhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë,

-  kryerjen e punëve lidhur me qasjen e lire informative nga fushëveprimi i Sekretariateve, që është të caktuar me Ligjin mbi qasjen e lire informative,

-  zhvillimin dhe avancimin e kulturës, krijimtarisë artistike, manifestimeve kulturore, bibliotekonimisë, amatorizmin kulturor - artistik; realizimin e të gjitha aspekteve të bashkëpunimit të bashkëpunimit dhe mbrojtjes në fushën e cultures; udhëheqjen e regjistrave, ruajtjen, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e përmendoreve dhe pllakave përkujtimore që nuk kanë cilësinë e përmendoreve kulturore si dhe mbi përmendoret e kultures pronari i të cilave nuk dihet; caktimin e destinimit dhe shfrytëzimit të hapësirës afariste të përmendoreve të kulturës të paluajtshme në pronësi private,

-  lëshimin e lejeve sipërmarrësve për kryerjen e punëve për riincizimin dhe dhënien me qira të filmave të regjistruar në video shirita dhe bartësve të tjerë të zërit dhe caktimi i pushimit të punës së tyre,

-  përgatitjen e materialeve informative dhe materialeve të tjerë professional për Kuvend dhe për Kryetarin e Komunës; realizimin e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare në fushat për të cilat është themeluar; përgatitjen e mendimit dhe shpjegimit për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të dispozitave të komunës dhe autenticitetin e interpretimin e dispozitave të komunës në këto fusha,

-  krijimin e kushteve për zhvillimin dhe avancimin e sportit të fëmijëve, rinisë dhe qytetarëve, sigurimin e kushteve për stërvitjen dhe garimin e sprotistëve; nxitjen e aktiviteteve sportive të personave me invaliditet dhe nxitjen e punës edukative - arsimore dhe profesionale në sport,

-  zhvillimin ndërrepublikan dhe avancimin e shkollave të sportit dhe kultures fizike masovike, realizimin e të drejtave të caktuara të sportistëve dhe klubeve të tyre; ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve në fushën e sportit dhe programeve të manifestimeve sportive; përcjelljen e realizimit të programeve investuese në fushën e sportit që i financon komuna; dhënien e propozimeve dhe përgatitjen e akteve me të cilët rregullohen kushtet për ndërtimin, mirëmbjatjen dhe shfrytëzimin e objekteve sportive me rëndësi për komunën,

-  dhënien e mendimit dhe propozimin e masave lidhur me materialet informative dhe materialet e tjera, të institucioneve dhe ndërmarrjeve themeluese e të cilave është komuna të cilat i shqyrtojnë organet kometente; propozimin e formës së bashkëpunimit sportiv me shoqatat sportive të shkollave (krijimin e kushteve organizative, hapësinore, financiare, profesionale e tjerë për punën e tyre),

-  përcjelljen dhe avancimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale,

-  kujdesin mbi harmonizimin e dispozitave dhe akteve të tjerë në procesin e përgatitjes me ligjin dhe dispozitat e tjera dhe ofrimi i ndihmës profesionale organeve në procesin e përgatitjes së dispozitave dhe akteve të tjerë,

-  përcjelljen e realizimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimeve me qytetarët,

-  ofrimin e ndihmës profesionale dhe ndihmave të tjera në aplikimin e dispozitave nga fusha e sistemit zgjedhor,

-  përgatitjen e dispozitave të cilat nuk bëjnë pjesë në kompetencat e organeve të tjera; dhënia e mendimit për projektet e ligjeve dhe dispozitave të tjera që i dorëzohen Kuvendit për t’u deklatruar,

-  dhënien e mendimit në procesin e përgatitjes së dispozitave dhe akteve të cilat i sjellë Kuvendi dhe akteve të cilët i sjellë Kryetari i Komunës dhe kryerjen e punëve të tjera nga komepetencat e komunës,

-  përcjelljen dhe zbatimin e Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale dhe dispozitave të tjera që kanë të bëjnë me statusin juridik të nëpunësve lokalë,

-  realizimin e shpalljes dhe konkursit publik dhe intern për organet e administrates dhe shërbimet,

-  përgatitjen e propozimit të programeve përkatëse të përsosjes profesionale dhe programeve të tjerë për zhvillimin e kuadrove dhe përcjellja e implementimit të tyre,

-  ofrimin e ndihmës profesionale për kryetarin dhe kryeadministratorin në pjesën e udhëheqjes me kuadro,

-  punët që kanë të bëjnë me udhëheqjen me kuadro të cilat realizohen përmes zbatimit të ligjit dhe dispozitave të tjera mbi nëpunësit lokalë, si dhe dispozitave të veçanta nga fusha e punës,

-  udhëheqjen evidencës qendrore kuadrovike,

-  udhëheqjen e evidencave të caktuara nga fusha e punës,

-  shqyrtimin dhe analizën e nevojave të organeve për përsosjen dhe trajnimin e kuadrove dhe ofrimin e ndihmës për realizimin e trajnimit dhe përsosjes së kuadrove,

-  bashkëpunimin me organin republikan për udhëheqjen me kuadro në realizimin e kompetencave të caktuara,

-  Sekratariati administron procedurën kundravajtëse për kundravajtjet e caktuara me vendime të komunës dhe në raste të tjera kur është kompetent për to.

-  Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë.