07. Shtator 2018.

Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit L A J M Ë R O N opinionin e interesuar se bartësi i projektit  Karamanaga Hasan  Shuqurija, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmërinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të  hotelit, në parcellën urbanistike nr.44, të cilën e përbëjnë pjesët e parc. katastrale nr.3207/4 dhe 3208/1 KK Ulqin në kuadër të Projektit Urbanistik „Pristan“ Komuna  Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është ditë  e martë ,  me 18.09.2018 vj.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit