06. Shkurt 2019.

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit,

L A J M Ë R O N

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit „ Dijari“ sh.p.k. Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e ndërtimit të objektit banesorë në kuadër të PDU“Fusha e Ulqinit“, parc. urb. nr.29, 30, 31, 32, në Zonën B, parc. kat. nr. 30/176 i 30/396, KK Fusha e Ulqinit,  Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është  deri  me 08.02.2019 vj., në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit