25. Dhjetor 2019.

KOMUNA E ULQINIT 

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit 

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, 

L A J M Ë R O N 

opinionin e interesuar 

se bartësi i projektit „Bulić Gradnja“ sh.p.k. Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e ndërtimit të objektit afarist banesorë, në kuadër të Planit detal urbanistik “Fusha e Ulqinit“, zona “B” nënzona 5, në parc. urban. nr. 34, 35, 36 dhe 37 Komuna Ulqin. 

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit. 

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri të martën, me 31. 12. 2019 vj.