Mbajtja e seminarit për hartimin e Planit Lokal për parandalimin e problemeve të varësisë

Me dt. 30 gusht 2016. u mbajt seminari për hartimin e Planit Lokal për parandalimin e problemeve të varësisë. Në këtë aktivitet ishin pjesmarrës të gjithë përfaqesuesit e institucioneve relevante në nivel lokal, të cilët veprojnë në partneritet për luftimin e abuzimit me droga dhe delikuencës së të miturve.

Në hapjen e këtij seminari mori pjesë Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu, i cili përgëzoi për punën dhe angazhimin e të gjithë subjekteve të përfshirë në këtë projekt dhe premtoi mbështetjen e tij për iniciativa dhe projekte të tilla, q kanë për qëllim krijimin e një ambienti të shëndetshëm për të rinjtë në Ulqin.

Përveç funksionerëve dhe zyrtarëve të Pushtetit vendore, për hartimin e këtij dokumenti  kontribut të rëndesishem dhanë edhe drejtuesit e Prokurorisë Shtetërore  në Ulqin dhe Zyrës së Policisë, përfaqesuesit e Gjykatës Themelore në Ulqin, Qëndres për Punë Sociale, Shtëpisë së Shëndetit, institucioneve arsimore, Televizioni Teuta, profesionistë të shoqërisë civile, edukatorët bashkëmoshatarë në fushën e parandalimit të sëmundjeve të varësisë e të tjerë.

Me këtë aktivitet u realizua edhe faza përfundimtare e projektit njëvjeçarë "Partneriteti lokal në luftën kundër abuzimit me droga dhe delikuencës së të miturve", i cili u realizua nga OJQ Horizonti i ri, në partneritet me Komunën e Ulqinit ( Zyra për parandalimin e problemëve të varësisë) dhe institucionet e tjera lokale, nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

NoImage

Njoftim mbi synimin e Komunës së Ulqinit për zhvillimin e hulumtimit të tregut me qëllim të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për punë shtesë që janë në proces në territorin e saj

Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin ...

NoImage

Notice on the intention of the Municipality of Ulcinj to conduct market research for the purpose of announcing an international tender for additional works currently underway within its territory

The Announcement will be published on the GTAI (Germany Trade and Invest) website prepared and implemented in accordance with the public procurement guidelines of KfW Bank. The public procurement envisages the following works: installation of over 20 km of pipelines in the wider city center (PEHD ...

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë