02. Shtator 2021.
Ftesë për të rinjtë: Merrni Kartën tuaj Evropiane të Rinisë (EYCA)

Ftesë për të rinjtë: Merrni Kartën tuaj Evropiane të Rinisë (EYCA) Komuna e Ulqinit dhe Sekretariati për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore. i ftojnë të gjithë të rinjtë te moshës 13-29 vjeç që të terheqin Kartën e tyre Evropiane të rinisë (EYCA), e cila është në dispozicion të tyre plotësisht pa pagesë. Mund të merret çdo ditë pune në periudhën 12-14h në ambientet e Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore, me respektimin e domosdoshëm të masave masave aktuale epidemiologjike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse. Komuna jonë e ka njohur rëndësinë e Kartës Evropiane të Rinisë (EYCA), dhe deri më tani ka shpërndarë më shumë se 200 karta përfitimi me motive të qytetit, dhe përmes një partneriteti me OJQ "Qendra për Edukimin e Rinisë" dhe Drejtorinë për Sport dhe Rini, ka mundësuar një program arsimor joformal, i cili përbëhet nga punëtori edukative me tema që janë pjesë përbërëse e Planit Vendor të Veprimit për Rininë. "Ne i ftojmë të gjithë të rinjtë të përfitojnë nga përfitimet e ofruara nga Karta Evropiane e Rinisë (EYCA). E tëra çfarë ata duhet të bëjnë është të vijnë në ambientet tona, të cilat janë të hapura për ta çdo ditë pune nga ora 12-14h. Ne jemi në dispozicion të tyre dhe do të jetë kënaqësia jonë të takojmë dhe të dëgjojmë nevojat e tyre në vendin e ngjarjes" - porosisin nga Sekretariati për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore. Ky program ndërkombëtar me përgjegjësi shoqërore në Mal të Zi mundëson përdorimin e zbritjeve dhe rimbursimeve në mbi 270 vende në Mal të Zi dhe mbi 150,000 vende në të gjithë Evropën. Përdoruesit mund të përdorin zbritjen duke treguar faqen e parë të kartës EYCA, ndërsa rimbursimi përdoret duke skanuar barkodin CashBack të vendosur në pjesën e pasme të kartës EYCA.

Zbritjet më të njohura të EYCA janë: Crnogorski Telekom, NLB Bank, Ski Resorts të Malit të Zi, Xiaomi, Sport Vision, farmacitë Help, Tehno Plus, Mil Medika, Cineplexx, Hard Rock Cafe, Gradska knjižara, Obuća Minja, Bar-kod shop parfumeritë, etj Partnerët më të njohur të CashBack janë: INA Montenegro, Aroma and City Markets, HD Laković, Castellana, Tea Medica, Hemija House, Kidsland, Meditas, Dama, OVS, Kidsland, Tenero Fashion, Farmacitë Maxima, Nike Shop, etj.

Më shumë rreth programit të Kartës Evropiane të Rinisë (EYCA) mund të lexoni në lidhjen: www.omladinskakartica.me Programi i Kartës Evropiane të Rinisë(EYCA) në Ulqin zbatohet në partneritet me OJQ -në "Qendra për Edukimin e Rinisë", Drejtorinë për Sport dhe Rini dhe Komunën e Ulqinit, e cila siguroi kartat EYCA falas për të rinjtë në komunë, gjithashtu si program kulturor dhe arsimor i 6 punëtorive tematike. Verejtje /Shenim: Fotografia e përdorur për të krijuar zgjidhjen grafike është marrë nga siti: Freepik