01. Prill 2015.

          Kryetari i Komunës së Ulqinit, me përfundimin numër 01 - 680/15 të datës 31. 03. 2015, ka konfirmuar Projekt vendimin për objektet ndihmëse në territorin e Komunës së Ulqinit Projekt vendimi për vendosjen, ndërtimin dhe mënjanimin e objekteve të përkohshëm të karakterit montazh në territorin e Komunës së Ulqinit, Projekt vendimin për vendosjen, përkatësisht ndërtimin dhe mënjanimin e rampave hyrëse, ashensorëve dhe objekteve të ngjashme për qasjen dhe lëvizjen e personave me pengesa në lëvizje dhe personave me invaliditet në territorin e Komunës së Ulqinit dhe Projekt plotësimin e planit për objektet e përkohshëm në territorin e Komunës së Ulqinit, si dhe ka obliguar Sekretariatin për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm që të realizojë shqyrtimin publik.

Projekti qitet në

S H Q Y R T I M      P U B L I K

Me rastin e projekteve të përmendura Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik.

Shqyrtimi publik i Projekt vendimit dhe plotësimit të planit do të zgjasë prej, më 01. 03. 2015 dhe përfundon, më 16. 04. 2015.

Projekt vendimi dhe Plani do të publikohen në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit: www.opstinaulcinj.com

Qasje publike në Projekt vendim mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, çdo ditë pune prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Shqyrtimi qendror publik për Projekt vendimin dhe Planin do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të premten, më 10 prill 2015 duke filluar:

në ora 09,00 - plotësimi i Planit të objekteve të përkohshëm në territorin e Komunës së Ulqinit,

në ora 11,00 - Vendimi për vendosjen, përkatësisht ndërtimin dhe mënjanimin e rampave hyrëse, ashensorëve dhe objekteve të ngjashme për qasje dhe lëvizje të personave me pengesa në lëvizje dhe personave me invaliditet në territorin e Komunës së Ulqinit,

në ora 13,00 - Vendimi për vendosjen, ndërtimin dhe mënjanimin e objekteve të përkohshëm të karakterit montazh në territorin e Komunës së Ulqinit,

në ora 15,00 - Projekt vendimi për objektet ndihmëse në territorin e Komunës së Ulqinit.

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:

Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit,

ose në e - mail:  urbanizam.ul@t-com.me   përfundimisht me datën 16. 04. 2015.

            Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilës gjë do të hartojë raporte të veçantë për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

 

Numër: 05 - 146/15                                                                                       U. D. SEKRETARIT

Ulqin, më 31.03. 2015                                                                                    Mustafa Gorana

Projekt vendimi për objektet ndihmëse në territorin e Komunës së Ulqinit

Madhësia: 0.13MB | Adobe PDF

Vendimi për vendosjen, përkatësisht ndërtimin dhe mënjanimin e rampave hyrëse, ashensorëve dhe objekteve të ngjashme për qasje dhe lëvizje të personave me pengesa në lëvizje dhe personave me invaliditet në territorin e Komunës së Ulqinit

Madhësia: 0.11MB | Adobe PDF

Vendimi për vendosjen, ndërtimin dhe mënjanimin e objekteve të përkohshëm të karakterit montazh në territorin e Komunës së Ulqinit

Madhësia: 0.18MB | Adobe PDF