07. Prill 2015.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, me Përfundimin numër 01 - 732/15 të datës 06. 04. 2015, ka vërtetuar Projekt Vendimin për kompensimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Ulqinit, kështu që ka obliguar Sekretariatin për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit të Komunës së Ulqinit që të realizojë shqyrtimin publik.

 

Projekti qitet në

SHQYRTIM PUBLIK

 

Me rastin e Projektit të përmendur Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik.

Shqyrtimi publik do të zgjasë prej, më 07. 04. 2015 dhe përfundon, më 23. 04. 2015.

Projekti do të publikohet në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit www.opstinaulcinj.com

Shikimi publik në Projekt vendim mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit çdo ditë pune në orarin prej orës 11:00 deri në 13:00.

Shqyrtimi qendror publik me rastin e Projekt vendimit do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të premten, më 17 prill 2015, duke filluar në orën 13:30.

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit ose në

 e - mailin: avdula.dervishi@ul-gov.me deri me datën 23. 04. 2015.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilës gjë do të hartojë raportin veç e veç për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

 

Numër: 06 285/15                                                                          U. D. SEKRETARIT

Ulqin, më 07.04. 2015                                                                       Avdulla Dervishi

Drafti Projekt Vendimit për kompensimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Ulqinit

Madhësia: 0.11MB | Adobe PDF