KOMUNA E  ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

 

KUMTESË PËR OPINION

nga mbledhja e përbashkët e subjekteve të interesuara nga komuna e Ulqinit, për hartimin  e Planit lokal të veprimit për mbrojtjen e mjedisit jetësor (LEAP) dhe Planit lokal të veprimit për biodiversitetin (LBAP).

Me datë 04 tetor, 2019, në organizim të Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, u mbajt mbledhja e përbashkët e subjekteve të interesuara, me qëllimin e hartimit të dy dokumenteve me rëndësi për Komunën e Ulqinit:  Plani lokal i  veprimit për mbrojtjen e mjedisit jetësor (LEAP)  dhe Planit lokal i veprimit për biodiversitetin (LBAP) . 

Në këtë takim, të udhëhequr  nga sekretari i Sekretariatit për  veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, z. Mustafë Gorana, përveç ekspertes  të angazhuar për hartimin e planeve të lartëpërmendur, znj. Rita Bajraktareviq dhe këshilltarit për mbrojtjen e ambientit, z. Tahir Tahiri, morën pjesë shumë prej OJQ-ve të ftuara që merren me mbrojtjen e mjedisit  nga komuna e Ulqinit, si dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes për veprimtari komunale, Ulqin.

Nga përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, të ftuar në takim morën pjesë z.Xhelal Hoxhiq OJQ ”Hapi i Gjelbërt”, znj. Zenepe Lika - OJQ “Dr. Martin Shnajder”, g.Rasim Lika-OJQ ”Ekovita” si dhe drejtori i ndërmarrjes komunale z. Skender Kaleziqi me bashkëpunetorë.

Sekretari i Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit z. Mustafa Gorana në fjalën e vet hyrëse pasi foli për rëndësinë e dy Planeve mjedisore të përmendura, theksoi se, për hartimin me sukses  planeve në fjalë, është shumë e rëndësishme kyçja dhe bashkëpunimi i të gjithë subjekteve relevante nga fusha e mbrojtjes së mjedisit nga komuna e Ulqinit. Z. Gorana tha se të gjitha mendimet, vërejtjet dhe sygjerimet eventuale në funksion  të hartimit të Planit lokal të mjedisit jetësor dhe Planit lokal të biodiversitetit do të jenë të mirëseardhura nga ana e Sekretariatit dhe shumë të vlefshme e domethënëse për hartuesit e planeve në fjalë.

Mr. Rita Bajraktareviq, biologe e dipl., e angazhuar si konsulente profesionale,  theksoi se Plani lokal për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe Plani lokal për biodiversitetin, janë dy dokumente  themelore për komunën e Ulqinit nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor respektivisht biodiversitetit, në bazë të të cilëve do të krijohet një pasqyrë e qartë e gjendjes mjedisore dhe ekosistemit në mbarë teritorin e komunës. Përmes këtyre dy planeve, tha ajo,  do të parashihen aktivitetet të cilat duhet ndërmarrë me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të situatës aktuale të mjedisit gjegjësisht biodiversitetit në komunën e Ulqinit.

Përfaqësuesit e OJQ-ve të pranishëm në takim, u shprehën të gatshëm që të japin kontributin dhe ndihmesën e tyre në këtë drejtim përmes propozimeve dhe sygjerimeve konkrete, në mënyrë që këto dy Plane shumë të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit të aprovohen dhe të jetësohen në një afat sa më të shkurtër kohorë.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, njëkohsisht, fton opinionin dhe  subjektet e interesuara në komunën e Ulqinit, që të japin kontributin e vet në përpilimin e planeve të sipërpërmendur të veprimit për mjedisin dhe biodiversitetin, në mënyrë që këta dy dokumente me shumë rëndësi për Komunën e Ulqinit të përgaditen sa më parë dhe të aprovohen në Kuvendin Komunal të Ulqinit.

E theksojmë se,  Komuna e Ulqinit ka nisur hartimin e dokumentave  në fjalë, në bazë nenit 37 të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit („ Fl. zyrt.”, nr 52/16), gjegjësisht nenit 13 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës („ Fl. zyrt.”, nr 54/16).

                                            

                                           Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

NoImage

Njoftim mbi synimin e Komunës së Ulqinit për zhvillimin e hulumtimit të tregut me qëllim të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për punë shtesë që janë në proces në territorin e saj

Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin ...

NoImage

Notice on the intention of the Municipality of Ulcinj to conduct market research for the purpose of announcing an international tender for additional works currently underway within its territory

The Announcement will be published on the GTAI (Germany Trade and Invest) website prepared and implemented in accordance with the public procurement guidelines of KfW Bank. The public procurement envisages the following works: installation of over 20 km of pipelines in the wider city center (PEHD ...

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë