Në bazë të nenit 7, 8, 9, 10 dhe 11 Vendimit për kriteret, mënyrën dhe procedurën e alokimit të mjeteve për organizatat joqeveritare („Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 42/18),

 

KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT

S h p a l l ë

KONKURS PUBLIK

PËR ORGANIZATAT JOQEVRITARE TË CILAT VEPROJNË

NË NJË FUSHË TË CAKTUAR PRIORITARE ME INTERES PUBLIK PËR PROPOZIMIN E ANËTARIT TË KOMISIONIT PËR ALOKIMIN E MJETEVE PËR PROJEKTET E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE PËR VITIN 2022

 

          Kandidatin për anëtar të Komisionit mund ta propozojë Organizata joqevritare e regjistruar në Mal të Zi me seli në Komunën e Ulqinit, e cila i plotëson këto:

  1. që është e regjistruar në regjistrin e organizatave joqeveritare, së paku një vita para publikimit të thirrjes publike;
  2.  të ketë selinë në territorin e Komunës;
  3.  që në vitin paraprak ka realizuar një ose më shumë projekte, ose ka marrë pjesë së paku në një fushatë, ose ka realizuar së paku dy aksione të njëhershme;
  4.  që më shumë se gjysmën e anëtaarëve të organeve udhëheqëse të organizatës joqeveritare nuk janë anëtarë të partive politike, funksionarë publikë,nëpunës ose zyrtarë shtetërorë ose lokalë, udhëëheqës ose të punësuar në institucione publike dhe shoqësi ekonomike themelues i të cilave është shteti ose komuna.

 

Organizata joqeveritare me propozimin e kandidatit duhet të ë sa vijon:

  1. kopjen e aktvendimit të regjistrimit në regjistrin e organit të administratës shtetërore kompetent për regjistrim dhe udhëheqjen e evidencës për organizatat joqeveritare;
  2. kopjen e Statutit të organizatës;
  3. dëshminë për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në vitin paraprak: kontratën për financim, broshurat, fletushkat, fletëpalosjet, artikujt e gazetave e tjerë;
  4. deklaratën e personit të autorizuar për përfaqësim dhe paraqitje të organizatës joqeveritare që në organin udhëheqës të organizatës joqeveritare shumicën nuk e përbëjnë anëtarët e partive politike, funksionarët publikë, nëpunësit ose zyrtarët shtetërorë ose lokalë, udhëheqës ose të punësuar në institucione publike dhe shoqësi ekonomike themelues i të cilave është Shteti ose Komuna.

 

Duke u bazuar në kushtet e sipërpërmendura Organizata joqeveritare e cila propozon kandidatin për anëtar të Komisionit, duhet që për kandidatin të dorëzojë sa vijon:

  1.  fotokopjen e vërtetuar të letërnjoftimit;
  2.  biografinë e kandidatit me të dhënat që ka përvojë në shkrimin dhe realizimin e projekteve;
  3.  deklaratën e kandidatit që nuk është anëtar i partive politike, funksionar publik, nëpunës ose zyrtar shtetëror ose lokal, udhëheqës ose i punësuar në institucione publike ose shoqësi ekonomike themelues i të cilave është Shteti ose Komuna dhe
  4.  deklaratën e kaandidatit që e pranon kandidaturën për anëtar të Komisionit.

Kandidat i organizatës joqeveritare për anëtar i Komisionit mund të jetë personi i cili:

  1. ka shtetësinë e Malit të Zi;
  2. ka vendbanimin në territorin e Komunës;
  3. ka përvojë në shkrimin dhe realizimin e projekteve;
  4. nuk është anëtar i partive politike, funksionar publik, nëpunës ose zyrtar shtetëror ose lokal, udhëheqës ose i punësuar në institucione publike ose shoqësi ekonomike themelues i të cilave është Shteti ose Komuna.

 

Aplikimet në konkurs me dokumentacionin përcjellës dorëzohen në zarf të mbyllur direk në Byronë e qytetarëve ose me postë në adresën: Komuna e Ulqinit, Bulevardi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kabineti i Kryetarit.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në web faqen e Komunës së Ulqinit dhe në tabelën e shpalljeve përfundimisht me datën 25. 03. 2022.

Aplikimet e paplota dhe jashtë kohës së caktuar nuk do të shqyrtohen.

Informatat për të gjitha çështjet me rëndësi për të marrë pjesë në konkurs mund të merren çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në orën 14:00 në zyrën nr. 119,  personi për kontakt: Mirjeta Gjoni ose përmes e-maileve: social@ul-gov.me dhe mirjeta.gjoni@ul-gov.me.

 

KOMUNA E ULQINIT

KRYETARI I KOMUNËS

Aleksandar Dabović

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë