16. Janar 2023.
SHQYRTIMIT PUBLIK - Porti i peshkimit në Kepin e Gjeranave

AGJENSIONI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR DHE KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18),

L A J M Ë R O N

organet, organizatat dhe opinionin e interesuar

se bartësi i projektit - Ministria e bujqësisë, pyllëtarisë dhe zhvillimit rural, Podgoricë, ka parashtruar kërkesë për marrje pëlqimi në Elaboratit e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor për projektin e ndërtimit Portit të peshkimit në Kepin e Gjeranave, Plazhi i Madh, Ulqin.

Në lidhje me këtë, Ju ftojmë që të shikoni dokumentacionin e dorëzuar në lokalet e Agjensionit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, rruga IV Proleterske 19, kati II, zyra nr. 216 dhe pranë Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 09 deri në 12.

Afati i shqyrtimit publik dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 08.02.2023vj.

Tribuna publike për Elaboratin në fjalë, do të mbahet në Sallen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me datën 27.01.2023 vj. në orën 10.