Sot në Ulqin u bë hapja solemne e Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit, një projekt i rëndësishëm për edukimin, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e të rinjve në fushën e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë. Kjo qendër synon të krijojë një mjedis frymëzues për krijimtari, mendim kritik dhe
zhvillim të aftësive praktike në mesin e të rinjve të komunës së Ulqinit dhe më gjerë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë:

• Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, z. Barış Kalkavan,
• Ministren e Arsimit të Malit të Zi, Angjella Jakshiq
• Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu.
• Drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit të Ekipit Teknologjik të Turqisë “T3”, znj. Elvan Kuzucu Hıdır,
• Drejtorin Ndërkombëtar të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TİKA, z. Ugur Tanyeli.
• Prof. Assoc. Dr. Ilir Çapuni, si iniciator dhe bartës i projektit të Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit.


Në fjalët e tyre përshëndetëse, të pranishmit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për fuqizimin e arsimit dhe inovacionit në rajonin e Ulqinit.
“Sot nuk po inaugurojmë thjesht një qendër të re - por po festojmë një vizion të përbashkët mes dy vendeve, Turqisë dhe Malit të Zi, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim ndaj së ardhmes.”


Ne jetojmë në një kohë sfidash të thella globale: konflikt, pabarazi dhe kërcënime ndaj dinjitetit njerëzor. Në kohë të tilla, ne besojmë se është thelbësore të mbajmë një qëndrim të qartë: Të mbështesim shkencën dhe inovacionin në dobi të të gjithë njerëzimit. Thekësoj Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit të Ekipit Teknologjik të Turqisë “T3”, znj. Elvan Kuzucu Hıdır.


Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegui përveçse falënderoi gjith që kontribuan hapjen e kësaj shkolle tha, ”Kjo nuk është thjesht një ndërtesë e re. Kjo është një hapësirë ku lindin ëndrrat, zhvillohen idetë dhe fuqizohen brezat e rinj, të cilët do ta çojnë përpara Ulqinin, Malin e Zi dhe mbarë rajonin tonë. "Nemo acceptus propheta in patria sua" — askush nuk është pranuar profet në vendin e vet. Kështu ndodhi edhe me këtë qendër. Idetë duhej të udhëtonin deri në Stamboll, që atje të kuptohej
rëndësia e tyre dhe të merrnin mbështetjen e merituar.”

Pjesë emocionuese e ceremonisë ishte edhe mesazhi përshëndetës me video nga z. Selçuk Bayraktar, kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit T3, një figurë ikonike në zhvillimin teknologjik të Turqisë. Në fjalën e tij, Bayraktar përshëndeti qytetarët e Ulqinit dhe theksoi rëndësinë e edukimi teknologjik si mjet për përparim dhe pavarësi të gjeneratave të reja. "Sot përmbusha një amanet si prind - që fëmijët tanë të mos ecin vetëm në rrugën drejt suksesit, por të ecin bashkë, grup më grup, sepse kështu i ka hije këtij vendi”. Theksoj Prof. Assoc. Dr. Ilir Çapuni ne përmbylljen e pjeses ceremoniale.


"Qendra është themeluar përmes një partneriteti të suksesshëm mes:


• Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TİKA,
• Fondacionit Turk për Teknologji T3,
• Komunës së Ulqinit, dhe
• Fondacionit XL LABS.


Pjesëtarët e hapjes përveç se morrën pjesë në fjalimet përshendetesë, së bashku pren shiritin me rast të cilin u be edhe hapja e kësaj qendre.


Projekti është pjesë e nismës ndërkombëtare Bilim Türkiye - Deneyap, dhe synon të ofrojë trajnime bashkëkohore në teknologji, robotikë, inteligjencë artificiale, programim, dhe fusha të tjera të shkencës aplikative për fëmijë dhe të rinj.

Qendra e Shkencës dhe Inovacionit - Ulqin është një shembull i qartë se si vizioni lokal dhe mbështetja ndërkombëtare mund të krijojnë mundësi reale për gjeneratat e reja në zonat periferike.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Aplikimet për Punëtorinë Teknologjike Deneyap Ulqin, Mali i Zi Kanë Filluar!

Aplikimet për Punëtorinë Teknologjike Deneyap Ulqin, Mali i Zi Kanë Filluar!

Në kuadër të Programit "Yjet e Teknologjisë së së Ardhmes", presim aplikimet tuaja për një trajnim teknologjik 36-mujor falas në 11 tema të ndryshme që do të zhvillohet në Punëtorinë Teknologjike Deneyap në Ulqin, Mali ...

Makineri e re e shumëfukcionale për deponinë e përbashkët sanitare të Ulqinit dhe Tivarit

Makineri e re e shumëfukcionale për deponinë e përbashkët sanitare të Ulqinit dhe Tivarit

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, për deponinë rajonale sanitare Mozhura është blerë një makinë e kombinuar - ekskavator-ngarkues Caterpillar 444 07. Përveç makinës bazë, janë blerë edhe pajisje shtesë - çekan ...

Sezoni turistik 2025 - problemet dhe masat

Sezoni turistik 2025 - problemet dhe masat

Në ambientet e hotelit "Albatros" u mbajt Konferencë me gazetarë ku Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu, Drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq, përfaqësuesja e Ministrisë së turizmit - inspektoriati turistik Jelena Kankarash dhe Arjan Lamoviq, ...

NoImage

Punëtorija e dytë të projektit "SurF – South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban Food Policies and Operational Frameworks"

Komuna e Ulqinit - Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji ju fton te merrni pjese në punëtorinë e dytë të projektit “SurF - South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban ...

NoImage

Kryetari Nimanbegu uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë, Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të Festës së Kurban Bajramit - festë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes - t’ju uroj përzemërsisht ...

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Sot në Ulqin u bë hapja solemne e Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit, një projekt i rëndësishëm për edukimin, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e të rinjve në fushën e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë. Kjo ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë