Në kuadër të projektit GIFTSnet, në Shas u mbajt manifestimi Nata e kështjellave-Goes green

Në Ulqin është shënuar Dita e Evropës - 9 maji me programin kulturor të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, të cilin Komuna e Ulqinit e realizoi përmes projektit GIFTSnet të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Interreg IPA Kroaci - Bosnje dhe Hercegovinë - Mali i Zi 2021 - 2027.

Nata e kështjellave - Goes green - këtë vit u organizua paralelisht në 72 lokacione të 10 vendeve evropiane, nga të cilat 6 lokacione janë në Mal të Zi.

Eventi u zhvillua në vendin arkeologjik të Shasit, ku u hap pika e parë informuese, e cila në të ardhmen do tu shërbejë të gjithë vizitorëve të lokalitetit të Shasit.

Eventin e hapi Kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu, kurse të pranishmit I përshëndeti edhe ambasadori i Austrisë në Mal të Zi, z. Kristian Shtajner. Ata ju uruan të pranishëmve Ditën e Evropës dhe sjellën në vëmendje vlerat që duhet të ruajmë si shoqëri.

Kryetari Nimanbegu theksoi se këtu së bashku festojmë  fitoren kundër antifashizmit.

“Duhet çdo herë të kujtojmë se vlerat antifashiste janë vlera të larta njerëzore e morale, dhe kjo dite duhet të bashkojë Evropën.  Uroj që ky aktivitet të jetë një nga promovimet të cilat këtë qytet të lashtë do ta lartësojë në skenën turistike, në skenën e ardhmërisë dhe begatisë së komunitetit tone”, tha në mes tjerash kryetari Nimanbegu. 

Ambasadori Shtajner deklaroi se sot festojmë përvjetorin e Deklaratës së Robert  Shumanit, me të cilën është themeluar Bashkimi evropian. 

“Është një projekt I paqes, projekt I vlerave, projekt politik, ekonomik dhe I solidaritetit. Projektet evropiane janë në të gjitha komunat e Malit të Zi, e poashtu edhe në Ulqin. Investimet janë shumë të rëndësishme, natyrisht për ne është e domosdoshme që investimet janë zbatuar në mënyrë transparente për popullësinë lokale”, u shpreh ambasadori Shtajner.

Të përkujtojmë se përmes projektit GIFTSnet, Komunës së Ulqinit I dedikohen mjetet prej 292.698.00 euro, kurse investimi kryesor do të bëhet në lokalitetin  arkeologjik  të Shasit, me vlerë prej 170,000.00 euro, përmes të cilit do të rregullohen 12 shtigje,  do të vendosen 45 ulëse dhe 50 kosha për mbeturina. Më pas do të kemi punëtori me fëmijë, si dhe ture të specializuara për grupet e margjinalizuara dhe vizita nga gazetarët.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë