Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin adriatik” - “Vodacom” sh.p.k. Tivat dhe bankën KfW (Gjermani), planifikon të publikojë një njoftim për prokurim publik për: kryerjen e punimeve në infrastrukturën ujësjellëse në territorin e Komunës së Ulqinit (Mali i Zi).

Njoftimi do të publikohet në faqen e GTAI (Germany Trade and Invest), dhe do të përgatitet e zbatohet në përputhje me udhëzimet e prokurimit publik të bankës KfW. Prokurimi publik parasheh punimet në vijim: vendosjen e mbi 20 km tubacioneve në zonën e gjerë të qytetit (tuba PEHD dhe tuba duktilë të diametrave të ndryshëm nga DN63 deri në DN500), sanimin e stacionit të pompimit të ujësjellësit me kapacitet 120 l/s, si dhe instalimin e pajisjeve matëse në disa lokacione. Afati i realizimit të projektit është maksimumi 365 ditë + periudha për zbulimin dhe eliminimin e mangësive (DNP) prej 365 ditësh.

Lusim të gjithë operatorët potencialë që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë procedurë tenderuese dhe në kryerjen e punimeve, dhe që posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti, të na kontaktojnë jo më vonë se data 10 dhjetor 2025.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë email-et me referencat e tyre në adresat e mëposhtme:

kabinet@ul-gov.me

invensticije@ul-gov.me

Ky hulumtim i tregut ka për qëllim përshpejtimin e shpalljes së njoftimit dhe fillimit të procedurës së tenderit të lartpërmendur.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë