Njoftim publik për përgatitjet para sezonit turistik

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik 2025, njofton qytetarët, ndërmarrjet ndërtimore dhe subjektet e tjera të interesuara si vijon:

 

1. Leje e veçantë për automjete të rënda


Për automjetet me peshë të rënda, të cilat përdoren për qëllime të posaçme (punime ndërtimore, rikonstruksione, sanime), leja për qarkullim mund të merret vetëm pranë Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore dhe jo më vonë se data 20.05.2025.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe subjektet që të organizojnë punët dhe transportet e tyre brenda këtij afati, pasi të gjitha rrugët duhet të përgatiten dhe lirohen për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

2. Kushtet për qarkullimin e automjeteve të furnizimit


Automjetet për furnizim me peshë deri në 6,5 tonë lejohen të qarkullojnë dhe të ndalojnë në zonat urbane vetëm në këto intervale kohore: nga ora 01:30 deri në 09:00, dhe nga ora 13:30 deri në 16:00. Ky regjim do të aplikohet me leje të lëshuar nga Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, për periudhën nga 01.06.2025 deri më 15.09.2025.

 

3. Rregullimi i punishteteve


Të gjitha punishtet aktive (parcelet ku kryhen punime ndërtimore në bazë të lejeve të ndërtimit) duhet që nga 01.06.2025 të sigurojnë: Rregullimin dhe sistemimin e vendit të punimeve, rrethimin estetik të punishtes me materiale të përshtatshme, në mënyrë që gjatë sezonit turistik punishtet të mos ndikojnë negativisht në pamjen dhe ambientin urban të qytetit.

Ky njoftim është në funksion të ruajtjes së rendit komunal, pamjes estetike të qytetit dhe ofrimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe turistët.

 

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë