Sezoni turistik është hapur me plazhe pa pronar

Komuna e Ulqinit shpreh shqetësim serioz për gjendjen alarmante të plazheve në prag të fillimit të sezonit turistik. Duke pasur parasysh se plazhet janë një nga burimet më të rëndësishme turistike, është e papranueshme që ndaj tyre të sillet me një papërgjegjshmëri të tillë. Për këtë gjendje, përgjegjësinë nuk e mban vetëm Ndërmarrja Publike për Të Mirat Detare, por edhe Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Pasurisë Shtetërore, si dhe Ministria e Turizmit, të cilat me mosveprimin e tyre vënë në pikëpyetje zhvillimin e turizmit në Mal të Zi dhe qëndrueshmërinë ekonomike të komunave bregdetare.

Papërgatitja e plazheve, pasiguria e përgjithshme në lidhje me procedurat e dhënies me qira, si dhe përpjekjet për të fshehur mangësitë e tenderit, konfirmojnë qartë atë për të cilën Komuna e Ulqinit kishte paralajmëruar që para shpalljes së tij.

Për fat të keq, edhe një herë vërtetohet se NP “Të Mirat Detare” nuk është e aftë të zbatojë procedurën e tenderimit në mënyrë të ligjshme dhe transparente. Deri më sot, asnjë kontratë me shfrytëzuesit e pasurisë detare në territorin e Komunës së Ulqinit nuk është lidhur, ndërsa në të njëjtën kohë ka indikacione se ndërmarrja planifikon të shpallë një tender tjetër - gjë që do të ishte një goditje shtesë për komunitetet lokale dhe turizmin në tërësi.

Për shkak të qasjes jo profesionale dhe të papërgjegjshme, qiramarrësit janë vendosur në një pozitë jashtëzakonisht të pafavorshme. Si pasojë e kësaj, plazhet nuk ishin të gatshme për pritjen e turistëve të 1 Majit, që ka qenë praktikë e zakonshme në vitet e kaluara. Në vend që të sigurohet stabilitet dhe siguri në përgatitjen e sezonit, po punohet në anulimin e tenderëve për disa lokacione.

Komuna e Ulqinit me të drejtë të plotë shpreh pakënaqësinë me këtë zhvillim të ngjarjeve. Mendojmë se tenderi është dashur të shtyhet dhe kontratat ekzistuese të zgjaten me një Aneks për sezonin 2025. Kjo do të mundësonte që të gjitha procedurat e ardhshme të zbatohen në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe me transparencë të plotë - ashtu siç ndodh në destinacionet e zhvilluara turistike.

Gjendja aktuale e plazheve, stagnimi në përmirësimin e ofertës turistike dhe politikat publike të dështuara, për të cilat Komuna e Ulqinit ka paralajmëruar disa herë, vërtetojnë se NP “Të Mirat Detare” prej kohësh ka pushuar së kryeri funksionin për të cilin është themeluar. Për këtë arsye, mendojmë se është koha e fundit që kjo ndërmarrje të transformohet në Agjenci, që do të ishte një model i pranueshëm për të gjitha komunat bregdetare.

I bëjmë thirrje Kuvendit të Malit të Zi që urgjentisht të shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Pasurinë Detare, si dhe të ligjeve të tjera përkatëse. Vetëm përmes decentralizimit të mirëfilltë mund t’u mundësojmë komunave të menaxhojnë në mënyrë të përshtatshme territorin e tyre dhe të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Punëtorija e dytë të projektit "SurF – South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban Food Policies and Operational Frameworks"

Komuna e Ulqinit - Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji ju fton te merrni pjese në punëtorinë e dytë të projektit “SurF - South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban ...

NoImage

Kryetari Nimanbegu uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë, Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të Festës së Kurban Bajramit - festë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes - t’ju uroj përzemërsisht ...

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Sot në Ulqin u bë hapja solemne e Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit, një projekt i rëndësishëm për edukimin, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e të rinjve në fushën e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë. Kjo ...

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

Sot në Ulqin u mbajt punëtoria e dytë në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat deri në vitin 2030, së bashku me Planin e Veprimit për Komunën e Ulqinit. Gjatë ...

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë ...

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Në Ulqin qëndroi për vizitë bashkëkryetari i të Gjelbërve Thomas Waitz. Ai fillimisht u takua me zyrtarët komunal më pas një takim tjetër u zhvillua me Kryetarët e Klubeve, këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë