Sot në hapësirat e Komunës së Ulqinit u mbajt një takim me përfaqësuesin e Këshillit Rom, Mensur Shaljaj, dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Këshillit Rom, Enes Ukoviq.

Ata u pritën nga nënkryetarët e komunës, Beqir Sellaj dhe Petar Deliq, sekretarja për kulturë dhe veprimtari shoqërore Merita Subashiq Shabanoviq me bashkëpunëtoren e saj Aldina Nikoçeviq, si dhe Marina Kastrati, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale për komunat Tivar dhe Ulqin.

Gjatë takimit u diskutua për pozitën e këtij komuniteti dhe mundësitë për përmirësimin e standardit jetësor të anëtarëve të tij.

Vëmendje e veçantë iu kushtua lehtësirave në sigurimin e dokumentacionit personal, procesit të legalizimit të objekteve, çështjeve të banimit social, si dhe iniciativës për hapjen e një zyre për popullsinë Rome dhe Egjiptiane në kuadër të Komunës së Ulqinit. U diskutua gjithashtu edhe për organizimin e transportit të nxënësve nga radhët e komunitetit RE, me qëllim që të lehtësohet qasja në arsim dhe të inkurajohet shkollimi i rregullt i fëmijëve.

Përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit shprehën gatishmërinë që, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe përfaqësuesit e komunitetit, të vazhdojnë punën në krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe për përfshirje të plotë sociale të popullsisë RE në jetën shoqërore.

Komuna e Ulqinit do të vazhdojë edhe në të ardhmen të punojë në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kushteve në komunitetin lokal, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta për përparim dhe jetë të denjë.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë