Ulqini, komuna e parë në Mal të Zi që ka miratuar Kartën për Kohezionin Shoqëror

Ulqini është komuna e parë në Mal të Zi që ka miratuar zyrtarisht Kartën për Kohezionin Shoqëror - një dokument strategjik me të cilin pushteti lokal dëshmon përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më të lidhur, të bazuar në barazi dhe respekt.

Ky vendim erdhi drejtpërdrejt nga komuniteti. Hartimit të Kartës i parapriu Dialogu Lokal “Komuniteti nxit ndryshimet”, një proces gjithëpërfshirës në të cilin qytetaret dhe qytetarët e Ulqinit së bashku përcaktuan prioritetet dhe sfidat, por edhe idetë për zgjidhjen e tyre, me mbështetjen organizative të UNDP-së dhe programit “Së bashku për të mirën e përbashkët”.

Pikërisht përmes këtyre metodave inovative të bashkëpunimit janë përcaktuar prioritetet që tani po institucionalizohen: nga lufta kundër diskriminimit dhe ndarjeve shoqërore, forcimi i përfshirjes dhe besimit midis qytetarëve dhe administratës lokale, shërbime më të qasshme, deri te krijimi i një qyteti më të sigurt, më të gjallë nga ana kulturore dhe të rregulluar infrastrukturisht.

“Karta është shprehje e vullnetit tonë politik për të ndërtuar një komunitet të bazuar në besim, solidaritet dhe mundësi të barabarta për të gjithë,” thonë nga Komuna e Ulqinit.

Dokumenti mbështetet në standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe përfshin masa konkrete që synojnë përmirësimin e shëndetësisë, arsimit, kulturës, infrastrukturës urbane, por edhe fuqizimin e dialogut ndërmjet komuniteteve, transparencën e institucioneve dhe aktivizmin qytetar.

Karta tashmë po zbatohet në praktikë, përmes katër iniciativave qytetare të zhvilluara menjëherë pas Dialogut Lokal. Ekipet e përkushtuara nga Ulqini iu përgjigjën sfidave kyçe të identifikuara nga bashkëqytetarët: nga mungesa e përmbajtjeve kulturore, infrastrukturës së paarritshme, deri te mungesa e besimit në institucione; me mbështetjen e UNDP-së dhe Komunës së Ulqinit.

Kështu lindi shfaqja “Teatri për Ndryshim”, një komedi interaktive dhe e angazhuar në gjuhën shqipe, që përmes humorit hap çështje serioze mbi normat gjinore, urbanizmin dhe largimin e të rinjve. Projekti “Mësojmë së bashku, rritemi së bashku” rikthen konceptin e shkollës në ambient të hapur në vendbanimin Katërkollë, ndërsa “Zemra e Ulqinit” adaptuar terrenet e lojërave për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke krijuar hapësira për përfshirje dhe lidhje ndërgjeneratash. Iniciativa “Me shijet e Ulqinit”, përmes punëtorive të kuzhinës tradicionale, lidh brezat, fuqizon gratë dhe ruan trashëgiminë lokale.

Me miratimin e këtij dokumenti, Komuna e Ulqinit vendos një kuadër operacional që drejton veprimtarinë e administratës lokale, institucioneve publike, sektorit civil dhe qytetarëve drejt forcimit të besimit, përfshirjes dhe veprimit të përbashkët. Kartën në tërësi, si dhe më shumë informata për programin, mund t’i lexoni në platformën www.opstedobro.me.

Programi “Së bashku për të mirën e përbashkët - Forcimi i besimit të qytetarëve dhe ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme” realizohet nga UNDP, UNICEF dhe UNESCO në partneritet me Qeverinë e Malit të Zi. Ai zbatohet në Ulqin, Tivar, Bijelo Polje, Pljevlja dhe Podgoricë dhe financohet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë