Urime Dita e Pavarësisë

Me rastin e 21 Majit - Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta në emër të Komunës sonë dhe në emrin tim personal.

Kjo ditë shënon një moment historik dhe të veçantë për të gjithë qytetarët e Malit të Zi - një simbol i vendosmërisë, bashkimit dhe vullnetit për të ndërtuar një shtet të pavarur,  dhe demokratik Pavarësia është një arritje e madhe që na obligon të punojmë çdo ditë për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Le të jetë kjo ditë një kujtim dhe një nxitje për të forcuar edhe më shumë frymën e bashkëjetesës, respektit dhe zhvillimit të përbashkët, duke ruajtur vlerat që na identifikojnë si shoqëri moderne dhe tolerante. Të punojmë bashkarisht deri në anëtarësimin e plotë të vendit në familjen evropiane.

Urime Dita e Pavarësisë!

Gëzuar 21 Maji!

Me respekt,

Genci Nimanbegu

Kryetar i Komunës së Ulqinit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë