Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra,

Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 nëntorin-Ditën e Flamurit dhe 113 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ditë festive, komuniteti ynë me krenari feston së bashku simbolin tonë kombëtar, flamurin shqiptar. Festojmë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por festojmë edhe një unitet të cilin e kemi kërrkuar këtë vit, kur të gjitha partitë udhëheqëse, të gjitha subjektet opozitare, kemi treguar një unitet në sfidat që i kemi pas këtë vit, nga një hije e rëndë që i është cënuar komunitetit tonë.

Ne flamurin e kemi të lirë, festimet i kemi të lira, por si duket kur vjen koha këto të drejta, janë duke u cënuar me një hije të ekonomisë.

Të nderuar qytetarë, të nderuar motra dhe vëllezër,

Nuk është mirë kur euroja është simbol i gjithçkaje, nuk është mirë kur e ardhmja financiare duhet të cënojë të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj, nga ky post ju drejtohem:

Na duhet një bashkim i të gjithë neve, kështu siç kemi mbijetuar në këto treva 2 mijë e 500 vjet e më tepër, duhet të krijojmë kushtet që e ardhmja jonë të jetë e sigurt.

Jemi krenar që jemi shqiptarë, jemi krenar që duam të jetojmë në breza demokratik, në një Mal të Zi i cili duhet të ecë në Evropë, por diskriminimi ende na vazhdon.

Të mirat detare, të mirat ekonomike të cilat na cënohen, janë para politikës së shqiptarëve në Mal të Zi, para udhëheqësisë së Komunës së Ulqinit, prioritet që vitet e ardhshme të kemi të drejta më të mëdha dhe më të arritura.

Gëzuar të gjithëve,

Rroftë Flamuri Shqiptarë, rroftë Pavarësia e Shqipërisë!

Me nderime,

Genci Nimanbegu

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë