05. Gusht 2019.
Vizitë e mirë në prezantimin e automjeteve elektrikë në Ulqin

Prezantimi i automjeteve elektrikë në Ranë, në Ulqin, është vizituar nga një numër i madh i qytetarëve dhe turistëve të cilët pushimet po i kalojnë në Ulqin.

Në manifestimin e parë të këtij lloji në Mali të Zi, Komunës së Ulqini janë bashkuar Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike i Universitetit të Malit të Zi, kompania Green Move nga Podgorica, limo servis Tesla Club, Shop Loud dhe Mobile Drive nga Ulqini, si dhe Zekirja Ramushi nga Zvicrra me makinën e tij private.

Kryetari i Komunës Loro Nrekiq të gjithë pjesëmarrësve i ndau mirënjohje. Ai deklaroi që ky aktivitet ka për qëllim rritjen e vetëdijes të qytetarëve për rëndësinë e përdorimit të automjeteve elektrike në komunikacion.

„E-mobility Days“ (Ditët e e-mobilitetit) në Ulqin janë mbajtur me moton „The Future is Electic“, si aktivitet i projektit „e-GUTS - Electric, Electronic and Green Urban Transport System“, të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të programit transnacional të Danubit.