11. Shtator 2019.
Nënshkruhet  marrëveshja  për  fillimin e punimeve  në sistemin e kanalizimit për katër lagje të Ulqinit

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq  në emër të Komunës së Ulqinit  nga njëra anë dhe Mario Scarsini  si  administrator i  kompanisë italiane Spiga S.R.P në Udine  nënshkruan  marëveshjen  për  fillimin e punimeve në sistemin e kanalizimit për katër lagje në Komunën e Ulqinit. Investimi  është rreth 5 milion euro dhe pritet që punimet të zgjasin  një vit.Kryetari Nrekiq tha se fjala është  për një projekt tejet i rëndësishëm për komunën  e Ulqinit , për investimet e ardhshme por me të do të përmirësohet dukshëm dhe  çështja e Kanalit Port Milena. Me projekt parashihet  instalimi  i rreth 11,5 kilometra  tubacione  për  grumbullimin e ujrave të zeza , 2 kilometra  tubacione për kolektor dhe grumbullimin e ujrave atmosferik , rreth 480 puseta, ndërtimi i  stacionit të pumpimit  në fushën e Ulqinit dhe  pune të tjera.Kompania Italiane u zotua që në afatin e paraparë do të kryej të gjitha punët e besuara. Po ,sot në Komunë u nënshkrua dhe marëveshtja me kompaninë e cila do të bëjë mbikqyrjen e punimeve.