21. Qershor 2022.

Ministri i brendshëm  Filip Axhiq me bashkëpunëtorë qëndroi për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit Ai u prit nga Kryetari i Komununës Omer Bajraktari dhe Kryetari i Kuvendit Ardian Mavriq.Gjatë takimit  u vlerësua bashkëpunimi  i deritanishëm  dhe  u tha që ky bashkëpunim  do të forcohet  edhe metej, veçmas gjatë periudhës së sezonit turistik  ku svdidat janë më të mëdha.Komuna e Ulqinit  do të ketë përkrahjen permanente të policisë për të penguar dukurinë e lypsave,rregullimin e komunikacionit,por dhe të policisë kufitare  që sëbashku me inspektorët  në terren të vjelin në masën sa më të madhe taksë banimin që është dhe prioritet i administratës lokale.U tha që gjatë sezonit turistik deri në muajin shtator do të ketë përforcime në rradhët e policisë ,por dhe angazhim të punëtorëve shtesë , për çgjë komuna e Ulqinit ka marë pëlqimin nga Ministria përkatëse  dhe bashkarisht do të punohet në tejkalimin e  vështirësive. Ekziston po ashtu gadishmëria  nga ana e Ministrisë së Brendëshme që kërkesa për hapjen  e kalimit  kufitar në det  në qytetin tonë të jetësohet dhe  të jetë në shërbim të zhvillimit të turizmit.