Ivana Popović
Kryetarja e Kuvendit

Ivana Popović

Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax:  +382 30 412 456
E-mail:  ivana.popovic@ul-gov.me​ parlament@ul-gov.me

Ivana Popoviq, e lindur më 13.06.1986 në Tivar, krenohet me një karrierë të pasur arsimore dhe profesionale. E specializuar në edukimin parashkollor në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, rrugëtimin e saj akademik e përfundoi me studimet master në menaxhmente e sektorit publik në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit në Tivar.

Karrierën e profesionale e ka nisur në vitin 2011 si praktikante në Institucionin parashkollor publik Solidariteti, ku prej vitit 2015 është mësimdhënëse e rregullt. Në periudhën 2019-2021 ka qenë drejtoreshë e këtij institucioni, duke përmirësuar punën dhe shërbimet e arsimit parashkollor.

Ivana vazhdimisht ka përmirësuar aftësitë e saj përmes edukimeve, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme. Përkushtimi i saj në arsim dhe menaxhim plotësohet me angazhimin në jetën politike si këshilltare në KK të Ulqinit dhe është anëtare e Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi.

Ajo është e martuar dhe nënë krenare e tre fëmijëve, duke balancuar me sukses detyrimet profesionale dhe jetën familjare.

Kompetencat e Kryetarit të Kuvendit

  • përfaqëson kuvendin;
  • thërret seancën e Kuvendit, propozon rendin e ditës së seancës, kryeson dhe drejton me punën e tij;
  • përkujdeset mbi organizimin dhe mënyrën e punës së Kuvendit;
  • përkujdeset mbi zbatimin e Statutit të komunës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit;
  • përkujdeset mbi realizimin e Programit të punës së Kuvendit dhe mbi atë dorëzon Raport vjetor;
  • përkujdeset për punë të harmonizuar dhe në kohë, të trupave punuese të Kuvendit; 
  • përkujdeset mbi punën transparente të Kuvendit;
  • bashkëpunon me kryetarin e komunës, organet e administratës lokale dhe shërbimet publike themelues i të cilave është komuna, në realizimin e funksionit të Kuvendit;
  • nënshkruan vendime dhe akte të tjera të Kuvendit dhe përkujdeset mbi realizimin e tyre dhe
  • kryen punë të tjera në pajtueshmëri me ligj, Statut dhe këtë Rregullore. 
 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë