Arbin Çapriqi
SEKRETAR

Arbin Çapriqi

Adresa: Bul. Skenderbeu bb/pn
Tel: +382 30 412 206

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik kryen punë që kanë të bëjnë me:

  • Përgaditjen e rregulloreve dhe akteve të tjera që stimulojnë politikën e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe sipërmarrjeve;
  • Pjesëmarrje në zhvillimin e Programit zhvillimor të Komunës, aktiviteteve individuale dhe planit shumëvjeçar të investimeve;
  • Mbledhjen dhe përditësimin e informacionit rreth kompanive të interesuara për investime, projekte që mbështesin aktivitetin e donatorëve dhe linjat e kreditit për sipërmarrjet lokale;
  • Monitorimi i situatës, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për iniciativat që kanë për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të caktuara ekonomike dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e sipërmarrjes;
  • Pjesëmarrje në procesin e privatizimit të shoqërive publike;
  • Pjesëmarrje në zbatimin e masave shtetërore për stimulimin e zhvillimit të degëve strategjike ekonomike dhe mbledhjen e përpunimin e të dhënave me qëllim vlerësimin e potencialit në këto fusha dhe vlerësimin e tyre;
  • Përgaditjen e një programi aktivitetesh dhe mënyrash të ndryshme stimuluese për qëllim nxitjen e sipërmarrjes në nivel lokal;
  • Krijimin e bashkëpunimit dhe informimit të subjeteve të interesuara për zhvillimin e sipërmarrjes, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla e të mesme me qëllim shfrytëzimin e burimeve dhe zbatimin e planeve e programeve në këto fusha;
  • Pjesëmarrje në promovimin dhe zbatimin e aktiviteteve për zhvillimin e turizmit lokal;
  • Zhvillimin e projekteve me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e ekonomisë;
  • Udhëheqjen e procedurës administrative në kuadër të kompetencave të saj;
  • Pjesëmarrje në krijimin e kushteve, organizimin e panaireve e manifestimeve të ngjashme;
  • Përcaktimin e plotësimit të kushteve të objekteve afariste për kryerjen e veprimeve ekonomike (hotelierike, tregti me pakicë dhe ofrimeve të shërbimeve me qëllim fitimin, etj.), kompanive dhe sipërmarrjeve në përputhje me ligjin;
  • Nxjerrja e vendimit për kryerjen e veprimtarive me orar të zgjatur;
  • Përcaktimin e plotësimit të kushteve për kryerjen e transportit auto-taksi, transportit publik me mjete të rënda motorike, si dhe kryerjen e transportit për nevoja të veta;
  • Pjesëmarrje në punën e Kuvendit të organizatës turistike lokale dhe arritjen e bashkëpunimit të duhur;
  • Marrjen e vendimeve rreth kërkesave për përcaktimin e kategorisë së objeteve hotelierike në juridiksion të administratës vendore dhe mbajtjen e regjistrit të këtyre objekteve;
  • Vërtetimin e librave të ankesave dhe listave të çmimeve për ofrimin e shërbimeve hotelierike dhe turistike;
  • Kryerja e detyrave të tjera në përputhje me ligjin dhe juridiksionin e Komunës në këtë fushë.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

NoImage

Njoftim mbi synimin e Komunës së Ulqinit për zhvillimin e hulumtimit të tregut me qëllim të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për punë shtesë që janë në proces në territorin e saj

Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin ...

NoImage

Notice on the intention of the Municipality of Ulcinj to conduct market research for the purpose of announcing an international tender for additional works currently underway within its territory

The Announcement will be published on the GTAI (Germany Trade and Invest) website prepared and implemented in accordance with the public procurement guidelines of KfW Bank. The public procurement envisages the following works: installation of over 20 km of pipelines in the wider city center (PEHD ...

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë