12. Prill 2019.

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar

se bartësi i projektit “Mediterraneo Gradnja- Construction“  sh.p.k. nga Ulqini, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë, për projektin e ndërtimit të Apartman hotelit, parc. urb nr.79, ZonaB, në kuadër të PDU “Ulqini qyteti“,  lokaliteti Pinjesh 1,  Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është  deri  me 17.04.2019 vj.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit