28. Shtator 2018.
Kryetari i Ulqinit takohet me poetë

Sot në Ulqin qëndruan pjesëmarrësit e Festivalit botëror të poezisë,,Eminesku-Njegosh,,Ata u pritën nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi i cili  bëri një prezantim të shkurtër të qytetit, duke u ndalur vecmas në bukuritë e tij dhe trashëgiminë kulturore .Ai tha se Ulqini gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të jetë inspirim për artistë të arteve të ndryshme.Për Akademik Sreten Peroviq, Ulqini është dhe mbetet  qyteti më  i bukur dhe më mikpritës i Malit të Zi dhe më gjërë.Ai  foli për Festivalin  dhe theksoi rrolin që mund të luaj kultura në afrimin dhe njohjen e vendeve. Ndërkaq ,për Prof.dr JON DEAKONESKU poetin dhe  Kryetarin  e AkademisëInternacionale ,,Mihail Eminesku,, i cili ka meritë të vecantë për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturorë Ulqini, Mali i Zi  ka se cfarë ti ofroi botës. Ai  shprehu bindjen se poetët pjesëmarrës mesiguri që do ti  dedikojnë poezi qytetit të Ulqinit. Më pas poetët e shoqëruar nga strukturat udhëheqëse komunale shkuan në Pallatin e kulturës ku lexuan pjesë nga krijimtaria e tyre.