Omer Bajraktari u lind në Tivar me 21 korrik te vitit 1988.
Shkollën fillore dhe ate të mesme e kreu në Ulqin, ndërsa në Univerzitetin shtetëror të Malit te Zi në vitin 2012 diplomoi në Fakultetin Ekonomik - Podgorice, drejtimi Financa, Banka dhe fitoi titullin ekonomist i diplomuar.
Omer Bajraktari është themelues i Levizjes qytetare URA.
Në qershor të vitit 2015 u emërua Kryetar i këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Ulqin, funksion te cilin e ushtron edhe sot. Ai eshte gjithashtu anetare i Keshillit qendror te Levizjes qytetare Ura qe nga themelimi i saj.
Ne vitin 2015 ka dhene provimin profesional shteteror dhe ka mbi 10 vite pervoje pune.
Prej vitit 2014 deri ne vitin 2016 ka kryer funksionin e Menaxherit te Komunes se Ulqinit, si menaxheri me i ri ne Mal te Zi.
Në vitin 2019 fiton titullin e Kontabilistit të autorizuar nga ana e Institutit të Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi.
Ai eshte trajnuar edhe ne fushen e vleresuesit profesional te pasurive te paluajtshme ku ne vitin 2019 fiton licencen "Vleresues i autorizuar i pasurive te paluajtshme".
Omer Bajraktari eshte anetare i Insitutit te Kontabilisteve dhe Auditoreve te Malit te Zi dhe anetare i Institutit te vlesuesve te pasurive te paluajtshme.
Prej vitit 2012 deri ne vitin 2014 ishte shef i Kontabilitetit ne agjencionin e mirenjohur ne Ulqin SH.P.K. "AG Finance".
Gjate karieres se tij profesionale ka kryer edhe detyra te tjera si:
- Anetare i keshillit mbikqyres te Organizates Turistike Ulqin
- Zevendes koordinator i grupit punues per zhvillimin e planit strategjik zhvillimor te Komunes se Ulqinit per vitet 2016 - 2020 .
- Pjesmarres aktiv ne procesin e hartimit te planit hapesinor urbanistik te Komunes se Ulqinit.
Ne vitin 2021 emerohet si koordinator per komunen e Ulqinit dhe te Tivarit prane Nderrmarrjes Publike per Administrimin e te Mirave Detare.