30. Nëntor 2018.
Delegacioni I Këshillit të Evropës vizitoi Ulqinin

Kryetari I Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorë pritën në takim pune  me kërkesën e tyre delegacionin e Këshillit të Evropës, respektivisht,anëtarët  e Komitetit  këshillimorë të Konventës për  Mbrojtjen e Pakicave të kryesuar nga  Laura Maria Craciunean Tatu .

Mysafirët u interesuan për  realizimin e të drejtave të pakicave në komunën e Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo.

 Ata kërkuan  përgjigje në pytjet  për përbërjen nacionale të të punësuarve në komunë, për konsultat që bëhen me rastin e emërimeve të Drejtorëve të shkollave ,për njohjen e dygjuhësisë në rradhën e të rinjve etj 

Vëmëndje e veçantë iu kushtua pozitës së disa familjeve të ardhura rrome të stacionuar në Mal të Bardhë, shkollimit të fëmijëve të tyre, por dhe  sqarime për Liturgjinë e mbajtur nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në Shas, apo ndaljen e një personi  nga ana e policit  për vendosjen e flamujve shqiptar në automjetin e tij në Ditën e flamurit kombëtar.

Kryetari Loro Nrekiqi  duke  i dëshiruar mirëseardhje tha se Ulqini është i njohur si mjedis i multikuturës dhe diversitetit jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjërë dhe se marrëdhënijet  ndërnacionale këtu tradicionalisht kanë qenë të mira.

 Ai foli për  veshtërsitë financiare  me të cilat ballafaqohet komuna dhe  përpjekjet që bën për tejkalimin e situatës. 

Rrespektimi i të drejtave të pakicave  është çështje  të cilës  ekzekutivi i kushton vëmëndje të vecantë tha Nrekiqi  dhe nënvizoi  se sejcili projekt i ardhur nga ta është mbështetur nga komuna.  Ai dënoi aktet e veçanta të shkeljes së të drejtave të pakicave.

 Kujdesi ndaj pakicave mbetet detyrë permanente e jona .Këtë e bëjmë  në kordinim me autoritetet rrepublikane dhe  me përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë tha Nrekiqi.