24. Dhjetor 2018.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi i ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së  Krishtlindjeve.Në mesazhin  e tij ndër të tjera thuhet

Të dashur besimtarë!,,Sonte është nata e Kërshëndellave, një festë kjo e paqes, dashurisë dhe solidaritetit mes njerëzve”

“Uroj që kjo natë festive dhe e shenjtë për qytetarët e besimit katolik të sjellë sa më shumë gëzim, dashuri dhe harmoni në familjet tuaja.”

Kryetari Nrekiq telegram urimi I ka dërguar dhe  Kryeipeshkvit  të Ipeshkvisë  së Tivarit ,Imzot Rrok Gjolleshaj .