31. Dhjetor 2018.
Urimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Çapuni

Bashkëvendas të nderuar kudo që ndodheni, 
Jemi në ditën e fundit të këtij viti. Ka qenë vit i rëndë, me ngjarje të papritura e të zymta. 
Disave nga ju u djeg ullishta kurse të gjithëve neve na dogji zemra. Ulliri dhe njeriu rrëzohen, por gjithmonë ngriten lart dhe qesin filiza të reja.
Na gëzoi Inva Mula, sukseset e Rrezart Cungut, Skender Katanës dhe të gjithë sportistëve tanë. Mos ta harrojmë edhe diplomimin e Edina Mustafiqit, diplomë kjo që hap një kapitull të ri në jetën kulturore në vend. Të ndjekim shembujt e zemërgjërëve tanë të njohur si Millanka Stijoviq dhe bujarëve të tjerë që veprat e mira i bëjnë në fshehtësi.
Ulqini është qytet flori dhe jam i lumtur që jam përsëri në gjirin e tij. 
Në 365 ditët e ardhshme, paçi së paku po aq gëzime e suksese! 

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit 
Ilir Çapuni